Aksion i madh për shpëtimin e emigrantëve në Detin Egje

Në vijim është një aksion i madh për shpëtimin e emigrantëve në afërsi të ishullit grek Kalolimnos në Detin Egje.

Sipas mediave greke, në operacion marrin pjesë anije të rojës bregdetare greke, autoritetet e portit, Fronteks, një helikopter si edhe tre anije.

Siç thuhet më tej, janë shpëtuar tetë burra, katër gra dhe një fëmijë.

Një prej të mbijetuarve pohon se në anije ka pasur rreth 25 persona.