VIDEO/ Një pornostare kundër Vladimir Putin. Ja propozimet e saj të çuditshme

Një ish pornostare ka deklaruar synimet e saj se do jetë kundërshtare e presidentit rus Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018.

Ajo quhet Elena Berkova, është 32 vjeç dhe jeton në qytetin verilindor të Murmansk. Së fundmi ajo publikoi nj video në Instagram duke deklaruar synimet e saj si dhe duke akuzuar politikat e presidentit Putin.

Sipas Daily Mail, disa nga politikat e saj më të ashpra që mendon të batojë nëse fiton përfshijnë dënimin me vdekje për ngacmimet seksuale, burrat nuk do kenë të drejtë të divorcohen nga gratë nëse gratë nuk duan etj.

32-vjeçarja, tashmë nëna e dy fëmijëve gjithashtu propozoi futjen e edukimit seksual në shkolla në mënyrë që t’u mësojë të rinjve rreth higjienës, kënaqësisë dhe ligjit.

Edukimi seksual aktualisht nuk është i përfshirë në programin mësimor rus. Nuk është hera e parë që Elena bëj deklarata të tilla.

Në vitin 2009 ajo njoftoi se do kandidojë si kryebashkiake e Soçit, por RT, televizioni rus tregoi se ajo nuk ishte regjistruar kurrë si kandidate. Kështu mbetet për tu parë nëse do ketë ndonjë regjistrim të emrit të saj pas deklaratës.

The Mail citon se ajo është e frymëzuar të kandidojë si president nga fakti se shumë gra janë përfshirë në politikën ruse. “E kam marrë këtë vendim kohët e fundit, sepse gratë po marrin pjesë në fushata presidenciale.