Skandali në Britani: Tjetër deputet akuzohet për ngacmime seksuale

Një deputet u pezullua nga Partia Laburiste, personaliteti i radhës që preket nga skandalet e ngacmimeve seksuale që po trondisin klasën politike britanike, pas ministrit të Mbrojtjes, i cili dha dorëheqjen të mërkurën dhe që është prekur nga akuza të reja sot.

Deputeti Kelvin Hopkins, 76 vjeç, u pezullua për shkak të akuzave mbi sjelljen e tij kundrejt një militanteje të re, të cilës ai i kishte dërguar edhe mesazhe sugjestionuese.

Vetë Partia Laburiste ka filluar një hetim mbi këtë çështje.

“Ky incident ka ndodhur në vitin 2014, gjatë një evenimenti të partisë”, sipas të përditshmes “The Daily Telegraph”.

Ava Etemadzadeh, 24 vjeç në atë kohë, ishte ankuar edhe në të kaluarën për këtë sjellje, por pa rezultate, që rrezikon të vendosë në vështirësi shefin e partisë, Jeremy Corbyn, mik i Kelvin Hopkins, të cilin e ka emëruar edhe në “kabinetin hije”, një lloji qeverie virtuale e opozitës.

Hopkins është deputeti i dytë laburist që pezullohet pas Jared O’Mara, që kishte publikuar komente misogjene dhe homofobe në internet para shumë vitesh./atsh/