Drejtori Sportiv i Interit: Icardi largohet vetëm nëse...

Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio ka folur për të ardhmen e Icardit i cili kohët e fundit është përfolur për një largim të mundshëm nga zikaltërit.

Gjatë një interviste për “Tuttosport”, Ausilio theksoi se vetëm nëse dëshiron Icardi atëherë ai mund të largohet nga Interi, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

“Klauzola e Icardi-it prej 110 milion euro? Ne nuk kemi frikë për humbjen e Icardi. Ne jemi të lumtur me të dhe ai është me ne. Nëse Icardi do dëshironte të largohej ose donim ta shisnim, edhe nëse klauzola e tij ishte 150 milion euro, nuk do të ndryshonte shumë situatën. Fati i Icardi-t qëndron te Interi, unë jam i sigurt për këtë", përfundoi ai.