Sherr për pronat në Rrogozhinë, tenton t'i ngulë kushuririt thikën në kokë

Sherri për pronat mes dy kushurinjve në Rrogozhinë i ka kushtuar njeri prej tyre një plagë në kokë me thikë dhe tjetrit, burgut.

Policia e Rrogozhinës arrestoi 28-vjeçarin Xhevahir Hasa, 28 vjeç, banues në fshatin Stërbeg, i cili për motive pronësie ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të xhaxhait, R. H., 21 vjeç dhe duke përdorur thikën, i ka shkaktuar atij dëmtime të lehta në kokë.

Hasa do të gjykohet për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".