Ultimatumi i fundit: Ja kur shkarkohet Montella

Milan me ultimatum të ri për trajnerin Vincenzo Montellan i cili sërish zhgënjeu pasi barazoi pa gola në përballjen kundër AEK Athinës në Europa League.

Mediat italiane raportojnë se Montella ka marrë një ultimatum të ri nga drejtuesit e klubit.

Nëse nuk fiton në ndeshjen e ardhshme në Serie A ndaj Sassuolos, Montella do të shkarkohet nga posti i trajnerit tek Milani.