ZYRTARE/ E pazakontë! Ja orari kur luhet ‘El Clasico’ e parë e këtij sezoni

El Clasicot gjithmonë kanë sjell shumë emocione, gola, përleshje e gjithçka tjetër, duke bërë gjithçka më interesante, por kësaj radhe është më ndryshe.

Kjo pasi, rivaliteti i madh mes tyre është rritur edhe për një shkak për shkak të shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga Katalunia.

Real Madridi dhe Barcelona do të ndeshen në xhiron e 17-të të kampionatit spanjoll në El Clasicon e parë të sezonit.

Por, orari i ndeshjes është krejtësisht i ndryshëm nga ata që jemi mësuar t’i shohim, ku zakonisht kanë luajtur në mbrëmje.

Kështu, El Clasico e parë e sezonit do të zhvillohet ditën e shtunë 23 dhjetor nga ora 13:00 dhe do të luhet në Santiago Bernabeu.