Punonjësi i Twitter-it i fshin llogarinë Presidentit Trump, ‘furtunë’ në rrjetet sociale

Llogaria në Twitter e Presidentit amerikan Donald Trump u fshi shkurtimisht të enjten, duke shkaktuar indinjatë dhe reagime në rrjetet sociale.

Kompania e mediave sociale tha se llogaria e Presidentit  ishte "deaktivizuar" nga një punonjës, duke sqaruar më pas se ishte dita e tij fundit në punë.

Llogaria u fshi për plot 11 minuta, ndërkohë që Twitter-i ka nisur hetimet.

Trump , i cili është një përdorues aktiv i Twitter me 41.7 milionë ndjekës , nuk ka komentuar mbi këtë çështje.

Por incidenti i fundit ka prekur debatin mbi sigurinë e llogarisë së presidentit, duke pasur parasysh pasojat e mundshme të posteve që i janë atribuar gabimisht zotit Trump.

Të enjten në mbrëmje, vizitorët në faqen e Presidentit mund të shihnin vetëm një mesazh që lexonte "Na vjen keq, kjo faqe nuk ekziston!"/SYRI.net/