Spanja arreston tetë anëtarë të qeverisë së Katalonjës

 Një gjykatë spanjolle urdhëroi sot arrestimin e tetë anëtarëve të qeverisë katalanase të shkarkuar, pasi u shpallën fajtorë për kryengritje dhe rebelim.

Mes tetë zyrtarëve indipendentistë bën pjesë, Oriol Junqueras, numri dy i presidentit të shkarkuar të ekzekutivit katalanas, Carles Puigdemont, i cili ndodhet në Belgjikë.

Gjykata duhet të vendosë nëse pranon të lëshojë një mandatarresti evropian kundër Carles Puigdemont dhe katër ministrave të tij, të cilët kanë refuzuar të paraqiten në Gjykatë, ashtu siç kërkoi prokuroria.

Një ministër i nëntë, i cili kishte dhënë dorëheqjen para shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Katalonjës më 27 tetor, u arrestua gjithashtu, por u lirua me kusht pasi pagoi garanci prej 50 000 eurosh.

Prokuroria spanjolle kërkoi sot lëshimin e një mandatarresti evropian kundër presidentit katalanas të shkakrkuar, Carles Puigdemont dhe katër ministrave të tij, pas refuzimit të tyre për të dalë para një gjykate madrilene, bënë të ditur burime gjyqësore./