Trump emëron Jerome Powell në krye të Bankës Qendrore

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se do të emëronte Jerome Powell për të drejtuar Bankën Qendrore Amerikane (Fed) në vend të Janet Yellen, mandati i të cilit përfundon në shkurt 2018.

 Jerome Powell, 64 vjeç, njihet si një republikan i moderuar, jurist dhe ish-bankier, i cili përfaqëson një vazhdimësi të caktuar në politikën monetare.

Emërimi i tij për katër vitet e ardhshme do të konfirmohet nga Senati.