Akademia e Shkencave i kërkon debat Kryeministrit Rama

Akademikët kanë dhënë dje një konferencë shtypi në Akademinë e Shkencave lidhur me zhvillimet në institucion dhe i kanë kërkuar Kryeministrit Edi Rama, një debat lidhur me reformën që po zhvillohet si dhe Presidentit Meta, zgjidhjen e problemit mbetur pezull të emërimit të kryetarit të ri. 

Deklarata për shtyp:

Kjo konferencë për shtyp organizohet me vendim të asamblesë së Ash-së e cila ?moi nevojën që ka opinioni i gjerë publik për informacion në lidhje me zhvillimet në Akademinë e Shkencave.

Në këtë situatë jo të zakonshme, mbështetur ligjit, drejtimi i Akademisë së Shkencave ka kaluar në dorë të kësaj Asambleje e cila përfaqëson bashkësinë tonë të akademikëve, që është organi më i lartë drejtues i Akademisë së Shkencave, e cila, krahas të tjerash shqyrton probleme të zhvillimit perspektiv të shkencave në vend dhe u paraqet propozime organeve kompetente.

Në mbledhjen e saj të fundit, Asambleja vendosi ndërmarrjen e disa veprimeve, ndër to, edhe ky komunikim për shtyp i përbërë nga paneli me akademike Aurela Anastasi, akademik Salvator Bushati, Apollon Ba?e, Artan Fuga, Beqir Meta dhe Vasil S. Tole.

Së dyti, në vijim të dialogut me Kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama, asambleja i është drejtuar dje me një ftesë zyrtare për takim për zhvillimin e një debati konstruktiv në këtë fazë përmbyllëse të reformës, si një fazë “bashkëqeverisjeje me shkencëtarët”. Akademia ka shprehur dhe dhënë në vijimësi disa vje?are, angazhimin e plotë dhe ekspertizën për kryerjen e reformës institucionale të kërkimit shkencor në vend dhe si pjesë e saj edhe për reformimin e Akademisë së Shkencave.

Së treti, asambleja vendosi që të sqarohet ?ështja e mbetur pezull në lidhje me emërimin nga institucioni i Presidentit të kryetarit të zgjedhur të saj. Për këtë i është drejtuar së fundmi një kërkesë konform legjislacionit në fuqi për informimin për t'u shprehur në lidhje me këtë praktikë.

Së katërti, megjithëse Akademia e Shkencave përmes disa përfaqësuesve akademikë ka qenë anëtare e grupeve të reformës së kërkimit shkencor, më konkretisht për draftet: 1.Dokumenti i strategjisë kombëtare të zhvillimit të kërkimit shkencor, tekonologjisë dhe të inovacionit për vitet 2017-2022; 2. Dokumenti për politikën e reformimit institucional të kërkimit shkencor, dhe 3. Projekt-ligji i ri për shkencën, të cilat janë hartuar falë kësaj pune të përbashkët dhe që janë baza e puqjes së ekspertizës akademike me vendimarrjen qeveritare e më gjerë, asnjëherë nuk i ka pasur në administrim zyrtarisht ato! Sigurisht që nuk është përjegjësia e saj.

Për këtë, me përparësi Asambleja vendosi që ti kërkohen Ministrisë së Arsimit këto drafte, të cilat na u vunë dje në dispozicion pas kërkesës sonë të menjëhershme dhe Asambleja e Akademikëve do të shprehet zyrtarisht për to. Krahas tyre u kërkua zëvendësimi i anëtarit tonë në këtë grup pune, ish kryetari akademik Muzafer Korkuti i cili është dorëhequr nga detyra.

Për këtë pranë Akademisë së Shkencave është ngritur Komisioni As Hoc i reformës, i përbërë nga akademikë nga gjithë hapësira mbarëkombëtare shqiptare, me përfaqësues të shquar të Asamblesë sonë, Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, të Maqedonisë, të botës akademike arbëreshe dhe diasporës shqiptare, të cilët brenda një afati 2 javor do të përgatisin propozimin tonë kolegjial për reformën institucionale të kërkimit shkencor dhe vendin e Akademisë së Shkencave në të.

Shpesh herë ngatërrohet akademia si institucion i cili ka problemet e veta dhe nevojën e vazhdueshme për reformim, për të cilën jemi plotësisht dakord dhe të ndërgjegjshëm për rolin tonë, me akademinë si trashëgimi, ku padyshim institucioni i vërtetë i akademisë është trashëgimia e saj e madhe e krijuar me përpjekje të stërmundimshme të akademikëve dhe kërkuesve shkencore ndër vite.

Këtë me sa duket ka pasur parasysh edhe kolegu ynë i nderuar, shkrimtari dhe akademiku ynë Dritëro Agolli kur u shpreh në vitin 2016 për ?ështjen e reformës sonë, tek mendimet e të cilit gjithkush mund të gjejë përgjigjen se (citoj): ... Akademia e Shkencave është një institucion që duhet të forcohet, jo të dobësohet. Është e gabuar të mendohet se Akademia jonë është një trashëgimi e së shkuarës. Ajo u themelua nga dijetarë të mëdhenj, që ishin formuar në universitete me emër. Akademia e Shkencave gjithnjë ka pasur njerëz të zotë, të ditur e të mençëm. Akademia e Shkencave nuk është një çështje qeveritare, është çështje kombëtare.