Vangjeli zbulon se goli i parë i Partizan Beogradit u shënua me ‘hile’

Kristi Vangjeli ishte ai që i vuri në dukje arbitrit spanjoll se në momentin e goditjes standarte të cilën e kthehu në gol, Zoran Tosic u afrua me disa metra, por gjyqtari nuk e mori parasysh kërkesën e mbrojtësit të korçarëve.

Goli nisi nga një faull që ishte shumë i lehtë. Distanca e murit ishte shumë e madhe, e pashë që në fillim. U afrova te arbitri dhe ia thashë, por ai ma ktheu “vazhdo, se këtu jam unë”. Nëse muri do të ishte në pozicionin e duhur, topi nuk do të kishte kaluar”, tregon Vangjeli.