Kodheli e pranon: Po, ka patur avionë të ministrisë së Mbrojtjes që merreshin me veprimtari të dyshimta

E ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, Kodheli tha se u informua për veprimtari të dyshimtë nga strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe për këtë çështje u informua edhe SHISH.

Mund t’ju tregoj një detaj që shpresoj mos konsiderohet dekonspirim. Bëhet fjalë për një informacion për veprimtari të dyshimtë me avionë nga strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes. Në momentin që unë kam ardhur në zyrë jam informuar për disa informacione që datonin herët, pra rreth vitit 2013 për veprimtari të dyshimtë. Këtë informacion ne ja kemi dërguar SHISH. Pra në pamundësi për të ruajtur një pistë avionësh kam menduar që të bllokohet e gjithë pista e Gjadrit”, tha Kodheli.