Basha: Tahiri merrte 30 mijë euro për qiranë e drogës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar Partinë Socialiste për lidhje me krimin. Kreu i PD-së ka folur edhe për ‘çështjen Tahiri;.

“Saimir Tahiri merrte 30 mijë euro ngarkesë qiranë e drogës. Por këto janë fakte të pamjaftueshme, si hynë në sy një parti që është kanibalizuar nga krimi”, tha Basha nga foltorja e Kuvendit mbrëmjen e sotme.

“Dilni nga kjo sallë dhe uleni me trafikantët e drogës dhe shisni dëngla për drejtësi. Jeni problemi numër 1 për bllokimin e drejtësisë, një partie e kriminalizuar”, shtoi ai.