Dinamo Kievit kualifikohet, mund t’i bëjë nder Skënderbeut

Dinamo e Kievit siguroi kualifikimin nga faza e grupeve në Europa League, pas fitores minimale 1-0 në fushën e Young Boys. 

Goli i Buyalskyt 20 minuta përpara fundit i dha suksesin ukrainasve, që deri tani kanë dominuar Grupin B dhe ndoshta mund të mos jenë maksimalisht të përqendruar në sfidën e radhës në “Elbasan Arena” ndaj Skënderbeut.