Sabien Lilaj tregon si gaboi te goli i dytë i Partizanit të Beogradit

Pas humbjes nga Partizani i Beogradit, ka folur për mediat dhe futbollisti i Skënderbeut, Sabien Lilaj. Mesfushori tha se në momentin e golit të dytë, ai mendoi se ishte lojtar i fundit dhe se futbollisti i Partizanit i vodhi kohën.

Çfarë kishte më shumë Partizani i Beogradit? Raste pati më shumë Partizani, ne bëmë lojën tonë, por bëmë edhe disa gabime. Në momentin e golit, mendova se isha lojtari i fundit. Sulmuesi më vodhi kohën, nuk e prisja që do të dilte aty”, tha Lilaj.