FOTO/ Partizan Beograd-Skënderbeu, statistikat flasin ndryshe nga rezultati

Pavarësisht humbjes në ndeshjen e sotme kundër Partizanit të Beogradit, skuadra e Skënderbeut luajti si e barabartë me kundërshtarët.

Sipas statistikave, korçarët dominuan në fushë me mbajtjen e topit, ku shifrat ishin 58% me 42%, në favor të tyre.

Edhe gjuajtjet ishin pothuajse të barabarta, ku 11 kishin serbët dhe 10 bardhekuqtë.

Pas kësaj humbjeje, korçarët ndodhen në vendin e fundit në Grupin B.