Trajneri i Partizan Beogradit tregohet diplomat me shqiptarët në deklaratën e tij

Partizani i Beogradit fitoi ndeshjen e sotme në shtëpi kundër Skënderbeut me shifrat 2-0. Pas fitores trajneri Miroslav Djukic ka folur për sfidën, ku ka treguar se me shqiptarët nuk janë armiq.

“Dihej që ndeshjen do ta vendoste një detaj, siç ishte goditja e Tosic në pjesën e parë dhe më pas ne patëm mundësin të luajmë më të tërhequr, pasi ishim në avantazh. Shënimi i golit në pjesën e parë e ka vendosur këtë takim. E dimin që ndeshja do të ishte e fortë dhe e vështirë, por prapë ia dolëm.

Dihej që Skënderbeu ishte kundërshtar i vështirë, por ne e morëm 3 pikëshin. Jam shumë i kënaqur, por do të isha edhe më i kënaqur nëse Skënderbeun do të kthehen të gëzuar nga mikpritja. Ne shqiptarët nuk i konsiderojmë armiq, por miq”, përfundoi Dukic.