Vrasja e shqiptarit, dënohen me 20 vite burg 2 autorët

Dy të rinj anglezë nga Uellsi i Veriut janë burgosur me nga 20 vjet secili.

Lee Marc Williams, 27 vjeç dhe Christopher Jones, 28, u deklaruan fajtorë për vrasjen në 11 mars të këtij, të Shkelzen Dautit, i njohur si ‘Genny’, i cili jetonte në Southampton.

Pasi dolën para gjykatës, dyshja fillimisht e mohuan vrasjen, por një ditë para gjyqit final në Gjykatën e Krimeve të Winchester, ata e pranuan krimin ndaj shtetasit shqiptar.

Sipas gjykatës, shqiptari Shkelzen Dauti, 21 vjeç, u kishte dërguar kokainë dy anglezëve, të cilët kishin planifikuar më parë që t’i vidhnin paratë që kishte me vete.

Në momentin që Dauti është takuar më 2 të rinjtë, këta të fundit e goditën me thika 21-vjeçarin duke e plagosur rëndë mëngjesin e 11 Marsit. Dauti vdiq në spital po atë ditë.