FOTO-VIDEO/ Kush e ‘mallkoi’ Alketa Vejsiun dhe Vera Grabockën...?! Çfarë po ndodh kështu?

Ato janë dy nga producentet më të njohura në vend.

Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu janë prej vitesh dy bashkëpunëtore, që kanë sjellë produkte televizive shumë të ndjekura nga publiku shqiptar. I fundit është  ‘Dance With Me’.

Këtë spektakël duket se e ka zënë ‘syri i keq’.  Tre konkurrentë kanë lënë spektaklin. Rrugën e hapi Linda Rei. Pas përplasjes me moderatoren e Klan, Rudina Magjistari ajo  la spektaklin.

Si të mos mjaftonte kjo, pas debateve të një pas njëshme të Robert Aliajt dhe Fiori Dardhës dhe gazetarja u largu. Ngjarja u përfol për javë me radhë në media.

Historia nuk mbyllet këtu.

Xheni dhe Benardi ishin një nga çiftet më të dashur të publikut në këtë spektakël. Pas një zënke në çift që i dha fund dashurisë së tyre, solli dhe fundin e performancës në ‘Dance With Me’. Ish-banorja e Big Brother sot ka njoftuar me anë të publikimeve në rrjetet sociale se po largohej drejt Italisë, transmeton Express.

Nuk dihet nëse të hënën që vjen do të zëvendësohet vetëm ajo në spektakël apo dhe partneri i saj Benardi. Të jenë ‘ të tretët të vërtetët’ apo do këtë ikje të tjera nga spektakli...? Mbetet për t’u parë!