Partizani i Beogradit rrezikon ndëshkim nga UEFA, ja çfarë po bëjnë në sfidën me Skënderbeun

Partizani i Beogradit rrezikon të dënohet nga UEFA, pasi tifozët e kësaj skuadre me të hyrë në stadium për të ndjekur ndeshjen me Skënderbeun kanë nisur thirrjet “Kosova është Serbi”.

Ata kanë shpërfillur thirrjet e drejtuesve të klubit serb që të shmangin thirrjet politike për të mos rrezikuar penalizimin nga UEFA.

Gjithashtu grupimi “Grobari” ka shpalosur në shkallët e stadiumit një koreografi me përmbajtje politike.