VIDEO/ Nisin koret provokuese të serbëve: ‘Kosova është Serbi’

Sfida që do të luhet në orën 19:00 mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut ka ngjallur një interesim të jashtëzakonshëm, për vetë atmosferën që mund të krijohet në stadiumin e kryeqytetit serb, shkruan SYRI.net.

U duk se nuk do të kishte probleme, por tifozët serbë kanë nisur koret e tyre kundra shqiptarëve. Ende pa filluar sfida e nxehtë, tifozët serbë nisin thirrjet provokuese: “Kosova është Serbi”.