", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Pas 9 orësh majë kullës përfundon në spital gruaja që kërcënonte me vetëvrasje

Pas rreth nëntë orësh, ka zbritur nga kulla e TEC-it në Kuçovë Elona Bregu, gruaja e cila kërcënonte se do të hidhej nga lartësia. 

32-vjeçarja ka zbritur pas negociatave me efektivët e policisë dhe psikologë dhe është transportuar në spital pasi ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore. Më pas u shoqëua në komisariatin e policisë së Kuçovës.

Burime të sigurta nga Policia lokale thanë për "SYRI.net" se si shkak i hipjes në kullën e TEC-it, ajo ka thënë se e kanë hequr nga puna. Por firma sipërmarrëse e pastrimit të qytetit, e kontraktuar nga bashkia, ku punon 32-vjeçarja ka bërë me dije se ajo nuk është hequr nga puna, por është transferuar në turnin e tretë. Sipas urdhrit të ri duhet të punonte natën në pastrimin e rrugëve të qytetit naftëtar. Këtë e konfirmoi edhe kryetari i Bashkisë së Kuçovës Selfo Kapllani, i cili tha se Elona Bregu nuk ishte pushuar nga puna.

Elona Bregu është e martuar dhe ka dy fëmijë. Para 10 vjetësh, edhe bashkëshorti i saj veproi po njësoj: Kërcënoi se do të hidhej nga e njëjta kullë. Fqinjët tregojnë për "SYRI.net" se familja e saj jeton në varfëri dhe bashkëshorti i 32-vjeçares kurohet për shkak se vuan nga sëmundje mendore.

Disa vite më parë, të dy, burrë e grua, braktisën dy fëmijët e mitur para portës së bashkisë me argumentin se nuk kishin mundësi që ti ushqenin. Fëmijët u çuan në një jetimore në Elbasan, ndërsa më vonë, çifti i rimori sërish në shtëpi.