FOTO/ Partizan Beograd-Skënderbeu, formacionet zyrtare, Daja guxon me 3 sulmues

Partizani i Beogradit do të presë sot në fushën e tij Skënderbeun, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të Europa League, njofton SYRI.net.

Ky takim do të luhet në orën 19:00 në stadiumin “Partizani” dhe të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare. Ilir Daja do të rreshtojë në fushën e lojës një formacion sulmues, ku do të guxojë të marrë një rezultat pozitiv nga transferta e Beogradit.