Masa të jashtëzakonshme, 1500 policë, qindra civilë dhe 96 kamera sigurie në stadiumin e Beogradit

Sfida që do të luhet në orën 19:00 mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut ka ngjallur një interesim të jashtëzakonshëm, për vetë atmosferën që mund të krijohet në stadiumin e kryeqytetit serb, shkruan SYRI.net.

Drejtori i Përgjithshëm i klubit të Partizanit të Beogradit, Millosh Vazura, ka treguar për masat që janë marrë në mënyrë që të shmanget çdo lloj incidenti.

Sa u përket dronëve, është detyrë e policisë. Ata kanë mjetet e tyre për t’i rrëzuar dhe është marrë çdo masë sigurie. Kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me policinë, do të jenë rreth 1500 policë të pranishëm, pa harruar këtu civilë apo shërbimet speciale. Në stadium do të jenë 96 kamera, që do të survejojnë çdo detaj. Unë pres të mos kemi probleme dhe të kemi maksimumin e masave të sigurisë”, tha drejtori i klubit serb.