FOTO/ Skënderbeu niset ‘i blinduar’ drejt stadiumit

Skënderbeu do të përballet mbrëmjen e sotme në Beograd, ndaj Partizanit vendas, në një sfidë që nuk është thjesht një ndeshje futbolli.

Diçka më tepër se 3 vite më parë, në të njëjtin stadium, ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk arriti të përfundonte, për shkak të evadimit të fushës nga tifozët.

Trajneri Daja ka vlerësuar kundërshtarët, por është shprehur se do të luajnë pa frikë, për të kërkuar fitoren. Në pritje të konfirmimit të formacionit zyrtar, parashikimet janë për një Skënderbe me 3 sulmues në fushë.

Tashmë futbollistët e skuadrës korçare kanë lënë hotelin dhe janë nisur drejt stadiumit, nën masa të rrepta sigurie.