Serbët u kthejnë mikpritjen shqiptarëve... në darkën zyrtare

Edhe dy orë na ndajnë nga ndeshja e Skënderbeut në transfertën serbe, ku do të sfidojë Partizanin e Beogradit. Skuadra korçare ka udhëtuar që dje drejt Serbisë dhe siç është traditë klubi vendas i ka uruar mirëseardhjen skuadrës mike me një darkë zyrtare.

Në një nga restorantet më luksozë në Beograd delegacioni i Skënderbeut është pritur nga homologët e Partizanit të Beogradit.

Numri një i klubit korçar, Ardian Takaj ka mbetur i impresionuar nga pritja e bërë dhe është shprehur shumë i kënaqur.