Kjo nuk kishte ndodhur kurrë në Champions League, ylli i PSG futet në histori

Ekipi i PSG-së këtë javë në Champions League shkatërroi 5-0 Anderlechtin. Një fitore që iu garantoi parizienëve kualifikimin në 1/16-at e Champions League.

Por ndeshja ndaj belgëve pa si protagonist kryesor, Layvin Kurzawa. Mbrojtësi francez shënoi një tripletë në këtë takim.

Me tregolëshin e shënuar, Kurzawa ka hyrë në historinë e rekordeve të Champions League, duke qenë mbrojtësi i parë që shënon një tripletë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.