Një komision Ad-Hoc për të ‘shpëtuar’ Akademinë e Shkencave

Të bashkuara për të shpëtuar ekzistencën e Akademisë së Shkencave, vendimi i parë i marrë nga akademikët pas mbledhjes urgjente së asamblesë ditën e martë, është një tryezë debati me kryeministrin Edi Rama.

Vasil Tole, sekretar te Akademia e Shkencave: “Asambleja i është drejtuar dje me një ftesë zyrtare për takimi për zhvillimin e një debati konstruktiv si një lloj modeli bashkëqeverisje me shkenctarët.

Një kërkesë i është dërguar edhe Presidentit të Republikës Ilir Meta. Në një situatë të pazakontë ku asambleja është drejtuesi i Akademisë së Shkencave, ata kërkojnë një përgjigje mbi dekretimin ose jo të kryetarit të zgjedhur Gudar Beqiraj. Aurela Anastasi: “Ne mendojmë që duhet të na japë disa arsye në qoftë se vendos të mos dekretojë”. Komisioni Ad-Hoc i ngritur me akademikë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Arbëreshët e Italisë dhe Diaspora për dy javë do të gati projekt-propozim për reformën në institucionin e kërkimit shkencor.

Edhe në këtë pikë, pavarësisht debateve mes tyre, akademikët e kanë gjetur një emërues. Artan Fuga: “Jemi dakord që të shpalosen në mënyrë të diversifikuar modelet brenda nesh dhe për këtë kemi koherencë në këtë procedurë që është një hap i ri përpara që unë e konsideroj shumë pozitiv dhe pajtohem totalisht”. Apollon Baçe: “Kjo nuk do të jetë një opsion, por do të jenë të gjithë opsionet e mundshme duke argumentuar cilët janë anët pozitive, negative, sa kushtojnë dhe si janë”. Pas përplasjes së kryeministrit Edi Rama me Akademinë së Shkencave për zgjedhjen e kryetarit të ri, po shqyrtohet rishikimi i statutit. Propozimi i sekretarit shkencor Vasil Tole është që në garë duhet të jenë më shumë së një kandidaturë që procesi të quhet i drejtë dhe i vlefshëm. Ndoshta ky ndryshim do të çojë në përsëritjen e zgjedhjeve për kryetarin të Akademisë së Shkencave.