Sulm kibernetik ndaj 46 milionë abonentëve, përgjegjësia bie tek kompanitë telefonike

BBC raporton se rreth 46 milionë abonentëve të telefonisë celulare në Malajzi i janë vjedhur të dhënat, numrat e telefonit dhe adresat përmes një sulmi kibernetik.

Komisioni malajzian i Komunikimeve dhe Multimedias po heton mbi shkaqet e kësaj rrjedhjeje të informacionit ku përveç të tjerash janë vjedhur të dhënat personale nga shumë faqe të internetit si dhe faqe të tjera komerciale.

Sipas BBC, kjo vjedhje e të dhënave është zbuluar fillimisht nga faqja e lajmeve të teknologjisë malajziane ndërkohë që ky sulm mund të ketë pasoja ligjore, kjo për shkak se ligji malajzian përcakton se kompanitë që japin shërbimet telefonike duhet të sigurojnë të dhënat personale të klientëve të tyre.

, një zyrtar i telekomunikacionit në vend ka takuar për të shpjeguar këtë sulm kibernetikë ndaj abonentëve.

“Shërbimet e komunikimit nuk mund t’i shpëtojnë aspekteve të sigurisë, por duhet të punojnë së bashku. Tiparet e sigurisë janë të rëndësishme për të fituar besimin e konsumatorëve”, i tha Mazlan Ismail, përfaqësuesve të kompanive celulare.