VIDEO/ Takaj flet para ndeshjes: Luajmë historinë, ja çfarë më tremb...

“Nuk kam dhënë kurrë prononcime para ndeshjeve. Sot po e prish, mbase na sjell fat”, – thotë presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, përpara se t’u përgjigjej pyetjeve të “Panorama Sport”.

Nga holli i hotelit “Crowne Plaza” në Beograd, aty ku Skënderbeu është akomoduar prej dy ditësh, Takaj flet për gazetën. Emocionet i kanë përfshirë të gjithë në kampin korçar, ashtu si edhe presidentin, që pret nga skuadra një ndeshje të madhe në Beograd.

“Sot vendosen shumë gjëra, si për ne dhe Partizanin”, – ka theksuar Takaj. Për më tepër, ndiqni video-intervistën: