Bëhet hi, shtëpia e dy pensionistëve në Pogradec

Shtëpia e një çifti pensionistësh në Leshnicë të Pogradecit është bërë hi nga një zjarr i madh që e përfshiu dje. Në të banonin V.P, 61 vjeç dhe H.P, 57 vjeç

Policia tha se çifti nuk është dëmtuar, por banesa është djegur plotësisht. Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje, rezulton se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

Çështja po trajtohet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec si “Ngjarje aksidentale”.