VIDEO/ ‘Zëri i stomakut është më i fortë dhe më tingëllues, se sa zëri i ndërgjegjes…’

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t'shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.'

Sa të trishta bëhen këto vargje nga ‘Poema e Mjerimit’, kur edhe sot  në  vitin 2017 kemi parë plot e familje të cilat jetojnë në kushte të rënda ekonomike dhe  varfëri teje të skajshme.

Një ambient i ngrohte në dimrin e acartë dhe një gjellë mbi tryezën e varfër, është luksi me i madh për këta familje.

Etleva, vogëlushja që përloti shumë njerëz të pranishëm në ceremoninë e dy vjetorit të Fundjavë Ndryshe, dhe jo vetëm,  nuk është rasti i vetëm në Shqipëri.

‘Zëri i stomakut është më i fortë dhe më tingëllues, se sa zëri i ndërgjegjes…’/Olta Mata

Syri.net