VIDEO/ Kuçovë, e hoqën nga puna, gruaja kërcënon se do të hidhet nga kulla e TEC-it

Një grua në Kuçovë ka hipur në majë të kullës së TEC-it dhe kërcënon të hidhet prej atje.

Ajo quhet Elona Bregu, 40 vjeçe dhe sipas burimeve, arsyeja pse kërcënon me vetëvrasje është se e kanë hequr nga puna.

Para 10 vjetësh, edhe bashkëshorti i saj veproi po njësoj, kërcënoi se do të hidhej nga kulla.

Kulla e TEC-it është e vetmja shenjë që i ka mbetur qytetit nga industria e dikurshme e naftës.