Zidane befason të gjithë me deklaratën pas humbjes ndaj Tottenhamit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk është i shqetësuar nga humbja 3-1 ndaj Tottenham.

Në një deklaratë për mediat pas ndeshjes, tekniku francez  e pranon se janë në një moment jo të mirë, shkruan SYRI.net.

“Nuk jam i shqetësuar dhe asnjëherë nuk do të jem. Ne kishim rastet për të barazuar rezultatin, por nuk arritëm të shënojmë. Ne nuk jemi të lumtur. Ky nuk është një moment i mirë për ne. Ne e dimë se duhet të ndryshojmë dhe do ta bëjmë. Kemi edhe shumë ndeshje për ta bërë këtë”, tha fillimisht Zidane.