Sot, luhet Europa League, Skënderbeu përplaset me Partizanin e Beogradit

Pas magjisë në Champions League, tashmë është radha për ndeshjet në UEFA Europa League.

Pa dyshim e gjithë vëmendja në Shqipëri do të përqendrohet në ndeshjen mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut.

Skuadra korçare është në kërkim të fitores së parë në fazën e grupeve të Europa Leagues, shkruan SYRI.net.

Përballje interesante do të jetë edhe dueli mes AEK Athens dhe Milanit, ndërsa Arsenali do të presë në shtëpi FK Crvena zvezdas.