VIDEO/ ‘Shpërthen’ Ronaldo: Ja fajtorët e humbjes ndaj Tottenhamit

Real Madrid u shkatërrua 3-1 përballë Tottenhamit ndërsa edhe një herë Cristiano Ronaldo tregoi një formë të dobët fizike.

Sulmuesi portugez ka thënë se largimet e disa prej futbollistëve të rëndësishëm para fillimit të këtij edicioni kanë bërë që skuadra të humbë nga kualiteti i vitit të kaluar, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, raporton SYRI.net.

“Largimi i James, Pepe e Morata na kanë dobësuar. Tani jemi ekip më i ri por pa këta lojtarë që kanë lënë boshllëqe”, deklaroi Ronaldo pas humbjes 3:1 nga Tottenhamit.