Sulmuesi i Nju Jorkut zyrtarsht nën akuza, Trump: Të dënohet me vdekje!

Emigrant uzbek qe kreu sulmin me kamion në Nju Jork është akuzuar nga prokurorët amerikanë për vrasjen e të paktën tetë personave në Manhatan.

Sayfullo Saipov, 29 vjeç, akuzohet gjithashtu se i ka siguruar ISIS-it materiale dhe burime të ndryshme.

Ai u qëllua dhe u plagos nga policia në vendin e sulmit, por u dërgua për trajtim në spital.

Prokurorët thonë se Saipov foli lirshëm ndaj tyre, duke hequr dorë nga e drejta e tij për të shmangur vetë-inkriminimin gjatë kohës së paraburgimit.

Presidenti  Donald Trump shkroi në Twitter se ai duhet të marrë dënimin me vdekje. Akuzat e ngritura kundër Saipov janë federale, gjë që do të thotë se qeveria mund të anulojë ligjin e shtetit të Nju Jorkut për dënimin me vdekje.

 

Disa ligjvënës bënë thirrje që Sayfullo Saipovin, të dërdohet në burgun ushtarak në Gunatnamo.

Presidenti Donald Trump tha se po e shqyrton edhe këtë vendim.

Burgu ushtarak në bazën detare të SHBA-së në Kubë është shfrytëzuar në të kaluarën kryesisht për të burgosur militantët e kapur nga forcat amerikane në fushat e betejës në Afganistan dhe Irak.

Saipov jetonte aë bashku me gruan dhe dy fëmijët ai jetonte në Neë Jersey, në Paterson. Kur u ndalua nga policia iu gjet një dokument i lëshuar në Tampa, Florida.

. Në kompjuterin e tij janë gjetur materiale që lidhen me ISIS. Killeri paraqitet si një ‘ujk i vetmuar’ që është radikalizuar në SHBA

.Këtë e ka konfirmuar guvernatori i Neë York, Andreë Cuomo. Ai thuhet se është treguar shumë bashkëpunues teksa është marrë në pyetje për herë të parë.

Gjate kontrollit te pare ne automjet u gjeten flamuj dhe imazhe të ISIS si dhe nje shenim me dorë që premton besnikërinë e tij ndaj grupit terrorist. Një zyrtar tha se shënimi lexonte pjesërisht “ISIS jeton përgjithmonë”.Përshtati “SYRI.net”-