Aksident fatal tek Kthesa e Patosit, humb jetën pasagjerja 23 vjeçe, plagoset rëndë shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur tek Kthesa e Patosit, në aksin Fier-Patos rreth orës 3:15 duke gdhirë e enjtja.

Një Benz me targa AA 551 OB është përmbysur në kanal e si pasojë ka humbur jetën pasagjerja 23-vjeçare dhe është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, një 27-vjeçar nga Patosi.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e tyre dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

Informacion paraprak nga Policia e Fierit

Në datën 02.11.2017, rreth orës 03:15, në aksin rrugor Patos– Fier, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal mjeti tip "Benz" me targa AA 551 OB. Si pasojë është aksidentuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi T.E, 27 vjeç, banues në Patos dhe ka gjetur vdekjen pasagjerja ende e paidentifikuar rreth 23 vjeçe. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.