FOTO/ E tmerrshme, Zanfinës ia deformon të pasmet Photoshop-i!

Këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili, ka kohë prej se nuk është prezente me ndonjë projekt të ri muzikor, madje as nuk keni rastin ta shihni shpesh në intervista televizive.

Mirëpo, paraqitjet e saj hot nuk i kursen asnjëherë përmes imazheve joshëse në rrjete sociale.

Pak kohë më parë ishte në qendër të vëmendjes së medias, për shkak të peshës së humbur, gjë që realisht i ishte shndërruar në kompleks këngëtares. Ndërsa tani përmes imazhit të fundit, Zanfina jo vetëm që duket të ketë shtuar në peshë, por bien në sy edhe të pasmet e fryra.

Edhe pse kjo nuk duket t’i ketë vërtet siç mund t’i ketë në realitet, prandaj menjëherë ngrihen dyshime nëse ka gisht ndonjë efekt i photoshopi-t, shkruan Express. Nëse po, Zanfina duhet të jetë më e kujdesshme.