Besiktas drejt kualifikimit, katastrofë për Monacon

Sapo ka përfunduar ndeshja e parë e mbrëmjes së sotme të Champions League mes Besiktas dhe Monacos, njofton SYRI.net.

Sfida që u luajt në “Vodafone Arena” të Stambollit u mbyll në barazim 1-1, ku të dy ekipet ndanë nga një pikë, që më tepër u leverdis turqve, pasi kryesojnë Grupin G.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e francezëve, me golin e shënur nga Rony Lopes, ndërsa turqit barazojnë në fraksionin e dytë.

Në minutën e 54-t vendësit fitojnë një 11-metërsh, që ekzekutohet saktë nga Tosun, 1-1. Në minutat e mbetura nuk u shënua më gol, me Monacon që rrezikon së tepërmi të mos kalojë grupin, pasi ndodhet e fundit me vetëm 2 pikë.