VIDEO – FOTO/ Terror në Londër, kamioni futet mes turmës dhe përplas kalimtarët

Një taksi ka hyrë në një trotuar në Londër këtë pasdite, duke përplasur njerëzit që ishin duke ecur aty.

“Daily Mail” raporton se taksisti u përplas me njerëz të shumtë të cilëve u ka shkaktuar plagë të rënda.

E ndërsa turmat e njerëzve kanë vrapuar të tmerruar drejt Covent Garden.

Besohet se një person u bllokua nën taksi. Ende nuk ka një konfirmim zyrtarse sa njerëz janë plagosur.

Policia tha se ata u lajmëruan për një “incident të rëndë” por nuk mendohet të ketë lidhje me ndonjë akt terrorist.

Një foto tronditëse tregon makinën e dëmtuar pasi u ndal në afërsi të punimeve të ndërtimit. Incidenti duket se ka ndodhur vetëm disa metra larg nga një treg.

Dëshmitari Daan Fuldner shkroi në Twitter: “Një kabinë f ****** vetëm u përplas në trotuar në #CoventGarden dhe të gjithë ikën panik.