FOTO/ Vrasja e të riut shqiptarit, autorët pranojmë krimin: Ne e vramë!

Dy të rinj të cilët vranë një të ri shqiptar duke e goditur me thikë në rrugët e Southampton në Britani kanë pranuar krimin.

21–vjeçari Shkëlzen Dauti, i njohur ndryshe si “Genny”, u godit me thikë në kraharor mëngjesin e 11 Marsit dhe vdiq në spital po atë ditë.

Sipas BBC, Lee Marc Williams dhe Christopher Jones, dy 27 – vjeçar nga Uellsi verior, pranuan gjithashtu akuzat e grabitjes.

Williams pranoi gjithashtu posedimin e një thike. Ata pritet që të njihen me dënimin nga gjykata e Winchester të enjten. Willimas nga Flintshire dhe Jones nga Denbighshire u arrestuan pasi Dauti u godit për vdekje me thikë në Gilpin Close.

Hetuesit britanikë e konsideruan sulmin ndaj të riut shqiptar si “një sulm të pa provokuar, të dhunshëm dhe të pa kuptimtë, që Lee Williams dhe Christopher Jones e ndërmorën për të përmbushur babëzinë e tyre”.