Basha: Llustraxhiu dhe 12 shërbëtorët e rinj, kishin si qëllim ...

Kreu i opozitës Lulzim Basha, e cilësoi prezantimin e sotëm të 12 prefektëve të rinj nga ana e kryeministrit Edi Rama, si tërheqje vëmendjeje.

Sipas tij prezantimi i prefektëve nga ana e Ramës kishte si qëllim të largonte vëmendjen nga droga dhe krimi.

‘Llustraxhiu doli sot me 12 shërbëtorë të rinj, në një përpjekje të dëshpëruar për ta çuar vëmendjen diku tjetër, i zënë siç është nga skandali i madh i narko-shtetit. Po çlidhje kanë ca të emëruar, që as nuk do të marrin frymë pa lejen e tij, kur pushtetin e vërtetë ai e ndan me kupolën mafioze e me oligarkët e tenderave. Siç janë punët, 12 prefektet janë 12 anëtarët e rinj të bandës. Ndoshta, ka prej tyre që nuk janë nisur me atë qëllim, por shpejt, do ta shohin veten si noterë e shërbëtorë të Habilajve e familjeve mafioze që janë realisht prefektët e Edi Ramës në 12 qarqet e vendit, deklaroi Basha.