FOTO/ Flet miss 'Globe': Shqipëria më inspiron të bëj vepra bamirësie

Fituesja e miss “Globe” Dimple Patel ka ardhur në Shqipëri. Bukuroshja nga India, e cila mban deri të premten kurorën e miss-it, përveç bukurisë ka edhe një dëshirë të madhe për të bërë vepra bamirësie.

Sipas saj, Shqipëria është një vend i cili e inspiron të bëjë bamirësi pasi në Indi ajo ka bërë shumë të tilla.

Shqipëria është vendi ku lindi Nënë Tereza e ndërsa India vendi ku ajo jetoi, ndaj edhe Dimple ndihet e lidhur shpirtërisht me Shqipërinë.

Ditën e premte në Tiranë zhvillohet “Miss Globe 2017”, ku Dimple do i dorëzojë kurorën vajzës që do të shpallet fituesja e këtij edicioni.