VIDEO/ Edi Rama e vazhdon ‘luftën’ me gazetarët. Ja ironia e bërë ditën e sotme

Kryeministri Edi Rama e ka vazhduar luftën e tij me gazetarët, me të vetmin ndryshim duke mos përdorur fyerje, por ironi.

“Ju jeni në punë, nuk jeni në bojkot sepse pa mua nuk ushqeheni dot”. Kështu i është përgjigjur sot kryeministri Edi Rama gazetarëve në konferencën për shtyp nga ku ka prezantuar 12 Prefektët e rinj.

Ai duket se është hakmarrë për herën e fundit kur gazetarët i hoqën mikrofonin Ramës për shkak se ai e nisi dhe e përfundoi atë deklaratë për mediat me sharje dhe ofendime për gazetarët.

Rama është munduar ta paraqesë atë deklaratë si opinion të tij, e jo sharje, por ajo që dukej nuk mund të justifikohej.