Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta ish-lojtari i Milanit

Ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare Stefano Salvatori, ish-mesfushor i disa ekipeve në Serie A.

Stefano Salvatori ka ngritur edhe trofeun e Champions League me Milanin në sezonin 1989-1990 nën drejtimin e Arrigo Sacchi-t. Në të njëjtën periudhë kur tek kuqezinjtë shkëlqente treshja holandeze Gullit-Rijkaard-Van Basten.

Stefano Salvatori ka luajtur për 16 vite në ekipe të ndryshme të rëndësishme në Serie A si Milani, Fiorentina, Atalanta, apo edhe te Parma.