Trump, dëshirë për t’u takuar Duterten, të tmerrshmin e Filipineve

Në një tur aziatik që pritet të ketë nga data 3 deri më 14 nëntor, presidenti Trump dëshiron të takohet dhe me homologun e tij filipinas, Rodrigo Duterte, njeriun që është shndërruar në tmerrin e narkomanëve në vendin e tij, duke i ekzekutuar ata dhe si qen rrugësh.

Një zyrtar i administratës amerikane tha se mes tyre kishte një raport të ngrohtë e miqësor, krijuar nga bisedat telefonike dhe këmbimet e letrave.

“Unë mendoj se ka një marrëdhënie të ngrohtë mes tyre dhe Trump është në kërkim të takimit të tij të parë personal me presidentin Duterte”, u tha zyrtari amerikan teksa u foli gazetarëve për turin e udhëtimit të Trump-it në Azi, në fillim të muajit të ardhshëm.

Nga ana tjetër, Duterte nuk është treguar dhe aq miqësor ndaj Uashingtonit duke e akuzuar për trajtimin e Filipineve “si një qen”, pavarësisht marrëdhënieve të gjata të dy shteteve