Samsung të ardhura rekorde gjatë tremujorit të tretë

Samsung ka publikuar zyrtarisht të ardhurat për tremujorin e tretë të këtij viti.

Kjo shifër është rritje masive prej 179 për qind nga viti në vit dhe një rekord për këtë kompani, i krijuar kryesisht nga kërkesa e lartë e pajisjeve të tyre mobile si dhe kartelat për memorie të serverëve.

Të ardhurat e raportuara nga Samsung janë 55.48 miliardë dollarë që është një rritje e madhe nga 42.75 miliardë dollarë.

Edhe profiti neto është rritur në mënyrë drastike, 89 për qind, nga 4.05 miliardë dollarë në qershor-shtator në 2016 në 10 miliardë dollarë në qershor-shtator të këtij viti. 
 

Samsung ka publikuar zyrtarisht të ardhurat për tremujorin e tretë të këtij viti.