Shtyhet seanca ndaj ish-deputetit Mark Frroku

Shtyhet senaca gjyqësore ndaj ish-deputetit Mark Frroku. Avokatët e tij kërkuan kohë për t'u njohur me një ankimim bërë nga Prokuroria për masën e dënimit; po ashtu, për dënimin është ankuar edhe vetë Frroku.

Ish-deputeti kristiandemokrat Mark Frroku është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7.6 vite burg për akuzën e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe ndërtimit pa leje.

Ndërsa sa i përket akuzës së vrasjes në Belgjikë në vitin 1999, Mark Frroku është shpallur i pafajshëm me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme.